Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren përgatitet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve



nder titull

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka mbajtur një takim pune me kryetarët e aktiveve profesionale, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Takimi u mbajt më 12 tetor 2026, me fokus në organizimin dhe planifikimin e këtij procesi, si dhe në përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të aktiveve profesionale.

- Advertisement - M1

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për planifikimin e aktiviteteve dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e vlerësimit.

Sipas njoftimit të shkollës, takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet drejtuesve të gjimnazit dhe kryetarëve të aktiveve profesionale, me synimin që procesi i VPM-së të zhvillohet në mënyrë profesionale, transparente dhe të harmonizuar, në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat përkatëse.