Esma Fera nga Kamenica zgjedhet asistente në Universitetin e New Haven në SHBA

- Advertisement -

Studentja Esma Fera nga Kamenica është zgjedhur Asistente mësimore për Biologji Molekulare në Universitetin e New Haven, për këtë semestër, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë vet Esma përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Kam pranuar detyrën e “learning Assistant“ për Biologji Molekulare në Universitetin e New Haven, për këtë semestër. Për mua do të jetë një përvojë e re dhe po shpresoj të ndaj dijen dhe pasionin tim për shkencën me studentët e këtij universiteti”.

“I shpreh falënderime të thella profesorit Ali Senejani që ka bërë rekomandimin për mua si asistente për klasën e tij. Prof Senejani ligjeroi të njejtën klasë vitin e kaluar. Kontributi dhe mësimet e tij kanë lënë gjurmë të thella tek unë dhe për këtë i jam shumë mirënjohëse.
Perspektiva për të punuar ngushtë me studentët, për t’i ndihmuar ata në përpjekjet e tyre të të mësuarit dhe për të nxitur një mjedis arsimor mbështetës më mbush me emocion. Së bashku, do mundohem të krijojmë një hapësirë ​​ku dija mund të lulëzojë dhe rritja intelektuale mund të ushqehet”, ka shkruar ajo.