“Emin Duraku” në Prishtinë nis projektin për promovimin e diversitetit në shkollë

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, për realizimin e projektit “Diversiteti si pasuri në shkollën tonë”.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, përmes këtij projekti synohet promovimi i kulturës, historisë dhe kontributit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kultivimi i vlerave të pranimit, solidaritetit, barazisë dhe respektit të ndërsjellë te nxënësit.

- Advertisement - M1

Projekti synon që shkolla të jetë jo vetëm një hapësirë e përvetësimit të dijes, por edhe një mjedis ku ndërtohen mirëkuptimi, gjithëpërfshirja dhe bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Me këtë rast, shkolla ka shprehur falënderim për organizatën dhe drejtorin ekzekutiv, Isak Skenderi, si dhe Bajram Ilazin, për besimin dhe bashkëpunimin në realizimin e kësaj nisme.

“Dallimet nuk na ndajnë, ato na pasurojnë”, thuhet në mesazhin e shkollës, e cila thekson përkushtimin për të vazhduar me projekte që promovojnë mundësitë e barabarta, gjithëpërfshirjen dhe vlerat qytetare.