Elsa Xhemajli nga Drenasi, nxënëse e klasës 6 ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në finalen ndërkombëtare të garës së gjuhës angleze Hippo English Without Borders – the Contest të mbajtur në qytetin Spoleto në Itali.
Pas disa fazave kualifikuese, ku morën pjesë 108.000 nxënës, Elsa arriti të jetë në mesin e 238 finalistëve ndërkombëtarë.
Në kategorinë e saj, ku garuan 53 finalistë, Elsa mori 91.3 pikë në finale duke qenë shumë pranë nxënësit që zuri vendin e parë, me dallime minimale në rezultat.
Ky rezultat dëshmon punën dhe nivelin e lartë të përgatitjes së Elsës, e cila arriti të konkurrojë me sukses mes nxënësve më të mirë nga vende të ndryshme të botës.
👏 Urime Elsa për këtë arritje të shkëlqyer! Jemi krenarë për ty dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
