Elena Krasniqi, 10-vjeçarja që do ta përfaqësojë Kosovën në garat e matematikës në SHBA

- Advertisement5 -

Elena Krasniqi, 10 vjeçe, është kualifikuar në garat e matematikës për klasën e pestë në kuadër të Neo Olympiad, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Nxënësja ka një histori të suksesshme në garat e dijes, veçanërisht në matematikë, ku ndër vite ka arritur të fitojë disa çmime të para në gara të ndryshme.

- Advertisement - M1

Në janar të vitit 2024, Elena fitoi vendin e parë në garat online të organizuara nga Brainobrain. Po atë vit, ajo u rendit e para edhe në garat e mbajtura në Dubai.

Sukseset e saj vazhduan edhe në shtator të vitit 2025, kur fitoi vendin e parë në garat e matematikës në Zvicër.

Përveç rezultateve në matematikë, Elena ka shënuar sukses edhe në gjuhën angleze. Në vitin 2026, ajo fitoi vendin e parë në nivel shtetëror në këtë fushë.

- Advertisement - m2

Pjesëmarrja në Neo Olympiad në Orlando shënon një tjetër mundësi për 10-vjeçaren që të dëshmojë njohuritë e saj në një garë ndërkombëtare dhe të përfaqësojë Kosovën përmes rezultateve në fushën e dijes.

Me sukseset e arritura deri më tani, Elena po ndërton një rrugëtim të rëndësishëm në garat akademike, duke shfaqur rezultate në matematikë dhe në gjuhën angleze.

Elena Krasniqit i urojmë suksese në garat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

868242102 3734504536717402 3680114506187426616 n