E dhimbshme: Ndërron jetë nxënësi Jorik Shala nga Lipjani

- Advertisement5 -

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të parafillores në shkollën  “Ibrahim Banushi” në Shalë, Jorik Granit Shala.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement - M1

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SHALA

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të parafillores në SHFMU “Ibrahim Banushi” në Shalë, Jorik Granit Shala.

E nderuara familje Shala,

- Advertisement - m2

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Jorik Granit Shalës, një fëmijë i cili sapo kishte nisur rrugëtimin e tij të parë në edukim dhe arsimim.

Humbja e një fëmije është një dhimbje e thellë dhe e papërshkrueshme për familjen, të afërmit, mësuesit, bashkëmoshatarët, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, të afërmve, mësuesve, bashkëmoshatarëve dhe gjithë komunitetit arsimor.
Zoti e mëshiroftë!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit