Dritan Dauti mbron me sukses doktoraturën në Fakultetin Juridik në Shkup



nder titull

- Advertisement5 -

Dritan Dauti ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tij akademik, duke mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

- paragrafi 1 -

Kjo arritje shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike dhe profesionale, të ndërtuar mbi përkushtimin, punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në fushën e dijes.

- Advertisement - M1

Me këtë rast, Dritan Dauti ka shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për mentorin e tij, prof. dr. Dimitar Gelev, për udhëzimin dhe mbështetjen profesionale gjatë gjithë procesit të përgatitjes dhe mbrojtjes së disertacionit.

866337816 1179902521657525 3084053980431222631 n

Falënderime të sinqerta ai ka drejtuar edhe për familjen e tij, për dashurinë, përkrahjen dhe besimin e palëkundur që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

- Advertisement - m2

Mbrojtja me sukses e doktoraturës përbën një arritje të çmuar në karrierën e Dritan Dautit, duke shënuar njëkohësisht realizimin e një ëndrre dhe hapjen e një kapitulli të ri në rrugëtimin e tij profesional e akademik.

Një arritje e rëndësishme, një ëndërr e realizuar dhe një fillim i ri në shërbim të dijes dhe zhvillimit profesional. / Marrë nga TV GLOBI