Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se procesi mësimor do të vijojë rregullisht, sipas orarit të përcaktuar.
Duke marrë parasysh situatën e tensionuar me protesta, DKA në Prishtinë u bën thirrje nxënësve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat e protestave.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se procesi mësimor do të vijojë rregullisht, sipas orarit të përcaktuar.
Duke marrë parasysh situatën e tensionuar u bëjmë thirrje nxënësve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat e protestave.
Në veçanti, kërkohet që nxënësit të mos afrohen në hapësirat ku mund të ketë ndërhyrje të organeve të rendit apo përdorim të gazit lotsjellës.
Çdo ndryshim eventual që prek procesin mësimor do të komunikohet me kohë në koordinim me MASH.