Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, priti në takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.
Në fokus të takimit ishte informimi i ministrit mbi zhvillimet, të arriturat dhe sfidat e DKA-së Gjilan, si dhe mbi ecurinë e punimeve dhe investimeve në institucionet edukativo-arsimore të komunës.
Gjithashtu, Gjilani ishte qyteti i parë ku nisi procesi i takimeve të përbashkëta me mësimdhënësit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe akterët relevantë të rajonit, në kuadër të hartimit të Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+, të organizuara nga MAShTI në bashkëpunim me SBASHK-un.
Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje me rëndësi për të ardhmen e arsimit, ndër të tjera edukimi në fëmijërinë e hershme, mësimi tërëditor, arsimi profesional, kurrikulat, tekstet shkollore, si dhe nevojat konkrete të institucioneve edukativo-arsimore.
DKA Gjilan do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e këtij procesi, duke kontribuar me ekspertizën, përvojën dhe nevojat konkrete të institucioneve arsimore të komunës, me synim që Strategjia e Arsimit 2035+ të jetë një dokument i qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt zhvillimit cilësor të arsimit në Kosovë.