Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prizren, Rrahim Bekteshi, ka ndarë mirënjohje për zëvendësdrejtorin Akif, mësimdhënësit Fëllanza dhe Ismajl, si dhe asistenten Rrezarta, për reagimin e tyre në një moment kritik, kur arritën t’i shpëtonin jetën nxënësit Arel Civa, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit të shkollës, mirënjohjet u ndanë si vlerësim për guximin, qetësinë dhe përgjegjësinë e treguar nga anëtarët e stafit gjatë situatës emergjente.
Ky veprim u vlerësua si dëshmi e rëndësisë së reagimit të shpejtë dhe të koordinuar në raste të tilla, ku çdo moment mund të jetë vendimtar për jetën e një nxënësi.
Përmes këtij nderimi, drejtoria e shkollës theksoi se përkushtimi i stafit ndaj nxënësve nuk kufizohet vetëm në procesin mësimor, por përfshin edhe kujdesin, përgjegjësinë dhe humanizmin.
Rasti rikujton rëndësinë e gatishmërisë së personelit shkollor për të reaguar në situata emergjente dhe të rolit të tyre në mbrojtjen e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.