Drejtoresha Minire Musliu Berisha nderohet me titullin “Ambasadore e Paqes dhe e të Drejtave të Njeriut”



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e shkollës “Shkëndija” në Hajvali, MSc. Minire Musliu Berisha, është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes dhe e të Drejtave të Njeriut”, nga organizata ndërkombëtare Global Socio-Economic and Financial Evolution Network (GSFEN Worldwide), shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky vlerësim i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për angazhimin në promovimin e paqes, drejtësisë, dinjitetit njerëzor, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

- Advertisement - M1

Në rekomandimin dhe përkrahjen e këtij vlerësimi rol të rëndësishëm pati Tahir Shabani, president i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Evropë dhe zëvendëspresident i GSFEN Worldwide në Angli.

Me këtë rast, drejtoresha Musliu Berisha ndau mirënjohje për Tahir Shabanin dhe Eric Leyvraz, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme dhe donacionet e dhuruara në mbështetje të shkollës “Shkëndija”.

Sipas njoftimit të shkollës, kontributi i tyre ka ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe mësimnxënies, si dhe në krijimin e mundësive më të mira për nxënësit.

- Advertisement - m2

Titulli i ri për drejtoreshën përfaqëson edhe një përgjegjësi shtesë për të vazhduar angazhimin në promovimin e paqes, humanizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kolektivi i shkollës “Shkëndija” në Hajvali e ka përgëzuar drejtoreshën për këtë vlerësim, duke i uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional dhe njerëzor.