Doruntin Shabani nga Presheva ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Institutin për Fizikë Bërthamore të Universitetit të Kölnit në Gjermani, duke u shpallur Doktor i Fizikës Bërthamore.
Disertacioni dhe puna e tij shkencore janë vlerësuar me notën maksimale nga komisioni i profesorëve, në përbërje të Prof. Christoph Langer, Prof. Dennis Mücher, Prof. Kathrin Wimmer dhe Prof. Annette Schmidt.
Kjo arritje shënon një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin akademik të të riut nga Presheva, i cili ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në një nga fushat e rëndësishme të shkencës moderne.
Suksesi i Doruntin Shabanit është një lajm i mirë për Preshevën dhe një shembull i përkushtimit të të rinjve shqiptarë në fushën e kërkimit shkencor dhe dijes.

