Çeku takoi studentët e Parlamentit Studentor të UP-së, diskutohet përfshirja e tyre në Strategjinë e re të arsimit

- Advertisement5 -

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, me fokus të veçantë u diskutua përfshirja e studentëve në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.

- paragrafi 1 -

Gjatë takimit, Ministri Çeku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe sa më të madhe të studentëve në diskutimet publike dhe në proceset politikëbërëse, ashtu që Strategjia e arsimit të reflektojë drejtpërdrejt nevojat dhe vizionin e rinisë sonë.

- Advertisement - M1

Përveç kornizës strategjike, në takim u diskutua edhe për arsimin e lartë në përgjithësi, duke përfshirë mbështetjen financiare dhe skemat e bursave, si dhe përmirësimin e kushteve të studimit e jetesës. Studentët ngritën çështje që lidhen me infrastrukturën universitare, strehimin në konvikte dhe shërbimet e Qendrës së Studentëve.

Takimi rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë për dialog të vazhdueshëm me studentët, me synim që zëri i tyre të jetë pjesë përbërëse e reformave në arsim.