Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar në Prizren një takim bashkëbisedues me prindërit, në kuadër të konsultimeve për reformën në arsim.
Përmes një postimi, Çeku ka bërë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar mendimet, shqetësimet dhe propozimet e prindërve lidhur me shkollën që dëshirojnë për fëmijët e tyre.
Ai ka theksuar se përfshirja aktive e prindërve është e rëndësishme për procesin e reformimit të sistemit arsimor.
Sipas ministrit, takimet konsultative do të vazhdojnë në të gjitha rajonet e Kosovës, me synimin që në këtë proces të përfshihen prindërit, mësimdhënësit dhe institucionet.