Bora Maliqi nga Gjilani – një zë i ri në letërsi, art dhe muzikë



nder titull

- Advertisement5 -

Bora, 13-vjeçare, është nxënëse e shkollës “Selami Hallaçi” Gjilan dhe njëkohësisht kryetare e shkollës. Ajo dallohet për përkushtimin ndaj dijes, dashurinë për librin dhe talentin e saj të veçantë në muzikë.

- paragrafi 1 -

Pasioni i Borës për leximin nisi që në moshë të vogël. Që në moshën 10-vjeçare kishte lexuar rreth 250 libra, ndërsa gjatë pushimeve verore, në moshën 13-vjeçare, arriti të lexojë edhe 300 libra të tjerë.

- Advertisement - M1

Dashuria e saj për letërsinë është vlerësuar edhe nga Libraria “Dukagjini”, e cila e ka nderuar me një dhuratë të veçantë dhe ka realizuar një intervistë me të në shtëpinë e saj.

Përveçse një lexuese e apasionuar, Bora është edhe pianiste e talentuar. Përkushtimi i saj ndaj muzikës është kurorëzuar me çmime, mirënjohje dhe bursa nga konkurse e institucione në shtete të ndryshme, duke dëshmuar talentin dhe punën e saj të palodhur në piano.

Krahas artit dhe leximit, Bora ka zgjedhur të jetë aktive edhe në jetën shkollore. Si kryetare e shkollës “Selami Hallaçi”, ajo përfaqëson zërin e nxënësve dhe angazhohet për ide e iniciativa që mund ta bëjnë shkollën një vend më të mirë për të gjithë.

- Advertisement - m2

Lexuese, pianiste dhe lidere e re – Bora është një shembull i bukur i një gjenerate që kultivon dijen, artin dhe përgjegjësinë.

835245558 2923401121353179 798085961220579284 n

832835417 1071000589148304 5363917398061900996 n