Artistja kosovare Blerina Muhaxheri vlerësohet me mirënjohje për merita artistike në Paris



nder titull

- Advertisement5 -

Arti i frymëzuar nga tradita shqiptare prezantohet dhe vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Carrousel du Louvre.Artistja nga Kosova, Blerina Muhaxheri, e njohur në botën e artit si @blersarts, është vlerësuar me mirënjohje për merita artistike gjatë pjesëmarrjes së saj në ekspozitën ndërkombëtare të artit Art Shopping, që po mbahet në Carrousel du Louvre, në Paris.

- paragrafi 1 -

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila mbledh artistë nga vende të ndryshme të botës dhe tërheq mijëra vizitorë, Blerina ka prezantuar krijimtarinë e saj të frymëzuar nga kultura, historia dhe tradita shqiptare.

- Advertisement - M1

E njohur për stilin e saj të veçantë, artistja ndërthur në veprat e saj tri teknika artistike: pikturimin me shpakullë, brushë dhe relievin tredimensional (3D), duke u dhënë një dimension bashkëkohor motiveve tradicionale shqiptare.

Në qendër të krijimtarisë së saj ka qenë vazhdimisht figura e gruas shqiptare me veshje tradicionale, ndërsa për këtë prezantim në Paris ajo ka zgjedhur figurën e burrit shqiptar, si simbol të forcës, qëndresës dhe rolit të përbashkët në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Për mua është një ndjenjë shumë e veçantë të shoh se arti im, i frymëzuar nga tradita jonë shqiptare, po mirëpritet dhe vlerësohet edhe ndërkombëtarisht. Jam shumë e lumtur që përmes pikturave të mia kam mundësinë të prezantoj një pjesë të kulturës sonë para publikut të huaj”, është shprehur Blerina.

- Advertisement - m2

Pas ftesave për pjesëmarrje në ekspozita ndërkombëtare në Milano dhe Vjenë, prezantimi dhe vlerësimi në Paris shënojnë një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, duke e çuar krijimtarinë e saj dhe motivet shqiptare përtej kufijve të Kosovës.

Përmes artit të saj, Blerina vazhdon të sjellë në vëmendje bukurinë e veshjeve tradicionale dhe vlerat e trashëgimisë shqiptare, duke i interpretuar ato në një gjuhë artistike