Arsimi në Mitrovicë në gjendje të rëndë, prindërit bojkotojnë mësimin në Vërnicë



nder titull

- Advertisement5 -

Ajo që u raportua ditëve të fundit për gjendjen e arsimit në Mitrovicë, po konfirmohet me raste të reja. Përveç humbjes së orëve mësimore dhe mungesës së mësimdhënësve, tashmë ka nisur edhe bojkoti i mësimit nga prindërit.

- paragrafi 1 -

Prindërit e nxënësve të klasës II/4 në shkollën e Vërnicës sot nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë, pasi Drejtoria e Arsimit nuk ka siguruar zëvendësimin e mësimdhënëses që ka dalë në pushim të lehonisë.

- Advertisement - M1

Mungesa e një zëvendësuesi ka shkaktuar pakënaqësi te prindërit, të cilët kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në mësim deri në zgjidhjen e problemit.

Rasti në Vërnicë vjen në një kohë kur edhe shkolla të tjera në Mitrovicë po përballen me humbje të orëve mësimore për shkak të mungesës së mësimdhënësve dhe moszëvendësimit të tyre me kohë.

Pushimi i lehonisë është e drejtë ligjore e mësimdhënëses, por sigurimi i zëvendësimit në kohë mbetet përgjegjësi e institucioneve kompetente.

- Advertisement - m2

Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë përballet me kërkesën për të ndërhyrë sa më shpejt, në mënyrë që mësimi të rifillojë rregullisht dhe nxënësit të mos humbin më shumë orë mësimore.

Ndërkohë, rasti në Vërnicë shton shqetësimet për gjendjen e arsimit në Mitrovicë, ku mungesa e zëvendësimeve po shndërrohet në problem që prek drejtpërdrejt procesin mësimor. /Marrë nga Jepi Zë