Gjendja në arsimin e Mitrovicës po konsiderohet jo e mirë.
Raportohet se shumë nxënës në shkollat fillore dhe të mesme po humbin orët e mësimit në lëndë të caktuara. Po ashtu, së fundmi janë mbyllur edhe shkolla në rajonin e Shalës.
Prindërit e shqetësuar kanë raportuar për humbjen e orëve të mësimit.
Madje, njëri prej tyre ka deklaruar se nxënësit janë notuar me notën 5 në një lëndë në të cilën nuk i kanë mbajtur orët e mësimit.
Një prind tjetër ka shkruar:
“Është e tmerrshme. Që nga fillimi i mësimit, shkolla ‘Skënderbeu’ nuk ka arsimtar të artit figurativ. Para dy javësh erdhi një arsimtar i gjuhës gjermane, por as gjermanisht nuk ka pasur.”
Një prind tjetër ka ngritur shqetësimin për mungesën e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën “Skënderbeu”.
“Në shkollën ‘Skënderbeu’ nuk ka mësimdhënës të gjuhës shqipe që nga fillimi i vitit shkollor. Vajzën e kam në klasën VI/2 dhe ende nuk ka mësimdhënës”, ka shkruar prindi. /Marrë nga Jepi Zë