Albesa Kurtulaj do ta përfaqësojë Kosovën në finalen e Olimpiadës së Shkencës në Amerikë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja e klasës së tetë në International School of Prishtina, Albesa Kurtulaj, ka siguruar kualifikimin për të vazhduar garën drejt finales së madhe të NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet në shkurt në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Ky kualifikim vjen pas suksesit të saj të arritur këtë vit në garën e mbajtur në New York, duke shënuar një tjetër arritje në rrugëtimin e saj në garat ndërkombëtare të matematikës dhe shkencave.

- Advertisement - M1

Sukseset e Albesës janë dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme. Në garat ndërkombëtare, ajo përfaqëson Kosovën, duke kontribuar në promovimin e dijes dhe të arriturave të nxënësve kosovarë.

Albesës i urojmë suksese në fazën e ardhshme të garës dhe përfaqësim sa më të mirë në finalen e madhe në Orlando.

a

- Advertisement - m2

884501756 3086832634990846 7620517737124287218 n