Albana Kozmaqi ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore në Degën e Fizikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë motra e saj Shqipnja.
Postimi i saj:
Urime, motra jonë Albana Kozmaqi për diplomimin në FSHMN – Fizikë!
Ka ditë që nuk janë thjesht data në kalendar, por kujtime që mbeten përgjithmonë në zemër! Sot është njëra prej tyre, sepse sot po festojmë një nga arritjet më të bukura të tua!
Krenaria jonë bëhet edhe më e madhe kur kujtojmë se mbrojtjen e punimit të diplomës e përmbylle me notën maksimale 10. Një vlerësim që i jep kuptim punës sate, dijes dhe përkushtimit që ke dëshmuar gjatë këtij rrugëtimi akademik.
Ky sukses u vlerësua nga komisioni i përbërë nga mentori Prof.Dr.Naim Syla, kryetar komisioni Prof.Dr.Skender Kabashi, dhe anëtar Prof. Asoc. Dr. Fisnik Aliaj. Vlerësimi i tyre e bën këtë ditë edhe më të veçantë dhe këtë arritje edhe më të paharrueshme.
Qofsh gjithmonë e bekuar me suksese, lumturi dhe mundësi që e tejkalojnë çdo pritshmëri! U bëftë jeta jote më e bukur se ëndrrat që ke guxuar të ëndërrosh!
Shëndet dhe gjitha të mirat!