Sot kafen e mëngjesit i pijtëm bashkë me një VETERAN ARSIMi, po ua përcjelli tregimin e tij…
“Sapo kisha diplomuar në shkollën e lartë pedagogjike. Isha i ri dhe idealist. Një ditë, në dhomën e arsimtarëve, po korrigjoja fletët e testeve. Njëkohësisht, po fshija përgjigjet e gabuara të nxënëseve të mia dhe po i korrigjoja, në mënyrë që ato të mund ta kalonin klasën.
Në atë çast, hyri në dhomë një njeri, i cili e vuri re atë që po bëja. U afrua dhe më pyeti:
— Pse po i korigjon testet të vajzave?
Përgjigjja ime ishte:
— Nëse këto vajza mbeten në klasë, baballarët e tyre do t’i largojnë nga shkolla dhe do t’i martojnë që në moshën 12–13-vjeçare. Por, nëse e kalojnë klasën, do të mund ta vazhdojnë shkollimin. Çdo vit që kalojnë në shkollë, i largon pak më shumë nga martesa e hershme.
Rreth gjysmë ore më vonë, drejtori na thirri në zyrën e tij.
— Çfarë po bëje në dhomën e arsimtarëve? — më pyeti.
— Po korrigjoja fletët e provimeve, drejtor.
— Po zotërisë që të erdhi pranë, çfarë i the?
I shtyrë nga entuziazmi i rinisë, por edhe pak i zemëruar, e pyeta:
— A më ka denoncuar ai njeriu te ju?
Drejtori tundi kokën në shenjë mohimi.
— Jo, — tha. — Ai paska qenka inspektor. Erdhi tek unë dhe më tha:
“Drejtor, nuk kam nevojë t’ju inspektoj. Ju keni mësues të rinj, jashtëzakonisht të zgjuar dhe të aftë. Përcilljani mirënjohjen time atij mësuesi.”
Atë ditë, shqetësimi im nuk ishte aq shumë nota në fletën e provimit, sa mundësia që ato vajza të mbeteshin në shkollë…”
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara