Agon Ahmeti: Kosova nivelin fillor nga klasa 1 deri në 5 e ka të suksesshëm



nder titull

- Advertisement5 -

Agon Ahmeti, drejtor i ETA-s, ka vlerësuar punën e mësuesve klasorë në Kosovë, duke theksuar se niveli fillor i arsimit, nga klasa e parë deri në të pestën, paraqet një nga pikat e suksesshme të sistemit arsimor.

- paragrafi 1 -

Duke u bazuar në përvojën e tij, punën në terren dhe studimet, Ahmeti ka thënë se puna që bëjnë mësuesit me nxënësit në vitet e para të shkollimit është thelbësore për zhvillimin e tyre.

- Advertisement - M1

Ai ka veçuar veçanërisht aftësitë bazë, si shkrimi dhe leximi, por edhe vlerat e tjera që nxënësit i përvetësojnë gjatë kësaj periudhe.

“E kam përshtypjen, nga përvoja që kam, nga puna në terren që e bëjmë dhe nga studimet, se Kosova nivelin fillor, nga klasa e parë deri në të pestën, e ka goxha të suksesshëm”, ka deklaruar Ahmeti për RTV21, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ka ndarë edhe një kujtim personal nga koha e shkollimit, duke theksuar ndikimin që kanë mësuesit në formimin e nxënësve.

- Advertisement - m2

“Shumë veti që i kam nga shkolla, i kam nga mësuesi Skender. E shoh që shumëçka ka mbetur nga shkolla, është pikërisht aty”, ka thënë ai.