15 mësimdhënës nga Prishtina përgatiten për një qasje të re në mësimdhënie

- Advertisement5 -

15 mësimdhënës nga pesë shkolla të Prishtinës kanë përfunduar trajnimin “Të Nxënit përmes Përvojës”, të organizuar nga OJQ TOKA në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Arsimit, e cila njoftoi se pas përfundimit të trajnimit, mësimdhënësit kanë nisur procesin e mentorimit për zbatimin e kësaj metodologjie në klasë.

- Advertisement - M1

Metodologjia “Të Nxënit përmes Përvojës” synon të nxisë të nxënit aktiv, duke u mundësuar nxënësve të provojnë, të krijojnë dhe ta lidhin njohurinë e fituar në shkollë me situata nga jeta e përditshme.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, kjo qasje synon që procesi mësimor të mos kufizohet vetëm në të nxënit përmendësh dhe përgatitjen për teste, por t’i pajisë nxënësit edhe me njohuri dhe aftësi të dobishme për jetën.