15 mësimdhënës nga pesë shkolla të Prishtinës përfundojnë trajnimin “Të Nxënit përmes Përvojës”



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se 15 mësimdhënës nga pesë shkolla të Prishtinës kanë ndjekur trajnimin “Të Nxënit përmes Përvojës”, të organizuar nga OJQ TOKA dhe Fakulteti i Edukimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënësit tashmë janë duke u mentoruar për zbatimin e kësaj metodologjie në klasë.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

📚 15 mësimdhënës nga pesë shkolla të Prishtinës kanë ndjekur trajnimin “Të Nxënit përmes Përvojës”, të organizuar nga OJQ TOKA dhe Fakulteti i Edukimit.

Trajnimi është përfunduar me sukses dhe mësimdhënësit tashmë janë duke u mentoruar për zbatimin e kësaj metodologjie në klasë.

- Advertisement - m2

Po punojmë që nxënësit tanë të mos mësojnë vetëm përmendësh, por të provojnë, të krijojnë dhe ta lidhin dijen me jetën e përditshme.

Sepse shkolla duhet t’i përgatisë fëmijët jo vetëm për teste, por edhe për jetë.